Restaurant Kalaja e Krujës

Featured Listing
Restaurant Kalaja e Krujës
Restaurant Kalaja e Krujës

Për gurmanët ofrojmë një meny të pasur të ushqimit tradicional shqiptar, specialiteteve nga skara si dhe pastave italiane, të përgatitura nga kuzhinierë profesionistë.

Inspiruar nga kalaja legjendare e Krujës, simbolit të qëndresës dhe heroizmit shqiptar, në një rrafshnaltë të Kosovës të rrethuar me gjelbërim, ne ndërtuam hotel-restoranin me arkitekturë kalaje, ku ju padyshim do të përjetoni madhështinë e kalasë shqiptare dhe aromën e natyrës së pastër dhe ushqimit të shijshëm.
Objekti me një sipërfaqe prej 4300 m2 shtrihet në një hapësirë të gjelbëruar prej 25000 m2. Ndërtimi filloi më 21 mars 2003 dhe më 30 qershor të vitit 2007 u inaugurua për të filluar punën. I gjithë objekti është i veshur me gurë natyral dhe me një interior nga druri i pastër me disenj origjinal që padyshim do t’ju fascinojë. Është i vendosur në kilometrin e 5-të të magjistrales Ferizaj – Gjilan dhe vetëm 2 km larg nga baza më e madhe ushtarake amerikane Bondsteel. 

Hoteli posedon 3 apartamente dhe 12 dhoma, sallën e ahengjeve, sallën për konferenca dhe sallën ditore, terracën verore me 60 ulëse, 2 pakingje si dhe oborrin me 300 ulëse në mes të gjelbrimit dhe gumëzhimës së ujvaravë të krijuara enkas për ju.
Na vizitoni që vërtetë të përjetoni kalanë e Krujës edhe në Kosovë!

kilometri i 5-të të magjistrales Ferizaj – Gjilan
Dardani, Ferizaj
Ferizaj
045480580
  • Restaurant Kalaja e Krujës
  • Restaurant Kalaja e Krujës
  • Restaurant Kalaja e Krujës
  • Restaurant Kalaja e Krujës
  • Restaurant Kalaja e Krujës
  • Restaurant Kalaja e Krujës
  • Restaurant Kalaja e Krujës
  • Restaurant Kalaja e Krujës
  • Restaurant Kalaja e Krujës
  • Restaurant Kalaja e Krujës
  • Restaurant Kalaja e Krujës
  • Restaurant Kalaja e Krujës
  • Restaurant Kalaja e Krujës
  • Restaurant Kalaja e Krujës
  • Restaurant Kalaja e Krujës
  • Restaurant Kalaja e Krujës
  • Restaurant Kalaja e Krujës
  • Restaurant Kalaja e Krujës
  • Restaurant Kalaja e Krujës
  • Restaurant Kalaja e Krujës

Dërgo mesazh drejtuesit të restorantit

Restaurant Kalaja e Krujës