1 Maji Hotel Restorant
Hotel Restorant 1 Maji gjendet në bregun e liqenit të Pogradecit, në fund të shetitores me të njejtin emër. Pas ndryshimeve dhe përmiresimeve të jashtezakonshme nga ana e bashkisë në zonën e bregut liqenor, pamja ka ndryshuar plotësisht. Hoteli ynë gjendet i rrethuar nga gjelbërimi i Parkut 1 Maji nga njëra anë dhe nga rëra e bregut të liqenit nga ana tjetër. Investimet publike dhe ato private kanë ecur paralelisht duke e shndërruar Pogradecin në një qendër pushimesh eksklusive.