Bujtina e Gjelit
Bujtina e Gjelit është ndërtuar në vitin 1994, e është investuar nga një familje me njohje të forta të artit, traditës, kulturës dhe vlerave shqiptare. Dhomat e hotelit, ballkonet, banaku ambjentet e brendëshme dhe të jashtme janë dizenjuar nga arkitektet më me zë në Shqipëri, duke u bazuar në bukuritë e traditës shqiptare.